Torres, alternativë e Tevezit

Derisa drejtuesit e Milanit po mundohen t’i bindin homologët e tyre nga Manchester City që ta lëshojnë në huazim Carlos Tevezin, për ta blerë përfundimisht gjatë verës, në taborin kuqezi ka lindur një ide e re (vjetër).
Ai quhet Fernando Torres, i cili pëlqehet nga Rossonerët që nga koha kur luante në Atletico Madrid, prej nga ishte transferuar në Liverpool.
Chelsea është i gatshëm ta shesë në janar futbollistin, i cili zhgënjeu prejse u transferua nga Reds në fillim të këtij viti. Nëse nuk arrijnë marrëveshje me ‘Citizens’ për Tevezin, kampionët e Italisë do të mundohen ta sjellin në San Siro sulmuesin spanjoll.