Messi, sportisti i vitit në Argjentinë

Lionel Messi është zgjedhur sportisti i vitit në Argjentinë. Sulmuesi i Barcelonës e fiton këtë çmim ‘Olimpia de Oro’ për herë të parë në karrierë.
Ylli i futbollit e fitoi ‘Topin e Artë’ në dy vitet e fundit, duke arritur suksese të jashtëzakonshme me Barçën, por jo edhe me Argjentinën.
Vitin e kaluar këtë çmim e kishte fituar Lucia Aymar, e cila me Kombëtaren argjentinase e kishte fituar Botërorin e hokejit në akull. Messi po ashtu është zgjedhur futbollisti më i mirë argjentinas që luan jashtë vendit.