E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hiddink, marrëveshje me Anzhin

Guus Hiddink ka arritur marrëveshje verbale me ekipin rus Anzhi Makhachkala, për ta drejtuar atë deri në fund të sezonit, njoftojnë mediat holandeze.

Sipas magazinës Voetbal International, marrëveshja parasheh edhe opsionin e vazhdimit të saj për sezonin tjetër. P

alët nuk kanë dalë ende me ndonjë deklaratë zyrtare. Aktualisht, Anzhin e udhëheq braziliani Roberto Carlos, i cili njëkohësisht edhe luan. Së fundmi, Hiddink ishte selektor i Turqisë, por u nda nga ajo pasi nuk arriti ta kualifikojë në Euro 2012.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›