E Shtunë, 31 Tetor 2026

Braziliani Uashington mund të vijë hua tek Elbasani

Nga Elton Karaj

Sulmuesi duket se nuk bën pjesë në planet e trajnerit të Bylisit dhe drejtuesit verdheblu po shohin mundësinë e huazimit

Ditët e fundit drejtuesit e Elbasanit po interesohen shumë seriozisht për të sjellë në skuadër një sulmues cilësor, që do të zërë vendin e Elhan Galica. Ka zëra të ndryshëm në lidhje me emrin e sulmuesit, por klubi i Elbasanit nuk ka bërë të ditur asnjë të tillë. Nga burime të besueshme mësohet se mund të huazohet nga Bylisi sulmuesi brazilian Uashington. Sulmuesi në fjalë duket se nuk është në planet e trajnerit të Bylisit dhe ka shumë mundësi të luajë për 6 muaj me verdheblutë.

Ardhja e tij do të mbyllte një problem të madh, por më parë duhet të zyrtarizohet kjo lëvizje. Braziliani, nëse vjen, do të provohet nga stafi teknik verdheblu, që më pas do të japë ose jo ok për të. Në rast se sulmuesi nuk bind, drejtuesit e Elbasanit do të shohin një tjetër pistë. Këto ditë pritet që Elbasani të jetë aktiv në merkato, duke afruar disa lojtarë cilësorë, për të cilët kanë nevojë, duke ditur që faza e dytë do të jetë më e vështirë.

Besa, kundërshtarja e radhës në miqësore

Elbasani do të zhvillojë sot miqësoren e radhës në kompleksin Shefqet Lamçja, ku këtë radhë do të vijë Besa, një nga rivalet e verdhebluve në garën për kthimin në superligë. Për herë të 4-t stafi teknik do të ketë mundësi të shohë gjendjen e të gjithë lojtarëve dhe ndonjë të metë që do të ketë skuadra në lojë. Elbasani është ndeshur më parë me Shkumbinin jashtë fushe dhe me Gramshin e Laçin në fushën e tij, ku ka marrë vetëm rezultate pozitive.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›