E Shtunë, 31 Tetor 2026

Modriç mund të largohet nga Tottenhami

Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp ka pranuar se plejmejkeri Luka Modriç mund të largohet nga White Hart Lane gjatë verës.

Lajmi vjen vetëm një ditë pasi ylli tjetër i skuadrës, Gareth Bale, paralajmëroi se mund të braktis klubin nëse nuk kualifikohet për në Ligën e Kampionëve.

“Verën e shkuar ishte vendimtare qëndrimi i Lukas. Do të na pëlqente të mendojnë se ai do të mbetet këtu edhe për sezonin e ri por kurrë nuk i dihet”, deklaroi Redknapp për BBC Sport. Verën e shkuar, Modriç ishte shumë pranë transferimit në Chelsea.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›