Harrohet Libofsha, banorët ankohen për rrugën

Mbi 3 mijë banorë të komunës Libofshë të rrethit të Fierit, veç problemeve të tjera sociale, u duhet të përballen çdo ditë me infrastrukturën e dëmtuar dhe tejet të amortizuar. Sipërfaqe me gropa të stërmëdha, shpesh herë të mbushura me ujin e reshjeve të shiut, rruga e pashtruar e bën segmentin Libofsh- Ndërmënas, të pakalueshëm.
Drejtuesit e automjeteve tregojnë për gjëndjen e krijuar dhe rrugëtimin e vështirë në këtë segment, sa herë që ata u duhet ta kalojnë. Në këto anë, ndidhet edhe plazhi i Ndërmënasit në Fier, por si pasojë e rrugës së dëmtuar prej kohësh, pushuesit zakonisht e devijojnë si mundësi për të kaluar qoftë edhe një fundjavë. Kjo rrugë, lidh katër fshatrat, Metaj, Ndërmënas, Asturkas dhe Agim, ndërsa banorët kanë treguar se shpesh here, nëpër fushata elektorale, është premtuar rikonstruksioni i saj, por pamjet lënë për të dëshiruar.