Harrohet privatizimi i OSSH
Privatizimi i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes ka mbetur pezull për shkak të mosmarrëveshjeve në rritje mes qeverisë, Bankës Botërore dhe blerësit, kompanisë çeke "Cez", bëjnë të ditur burime nga qeveria. Megjithëse ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, z.Genc Ruli, pati deklaruar se "grupet negociatore janë në përfundim të punës dhe brenda dy javëve të para të shkurtit pritet nënshkrimi i kontratës", asgjë nuk ka ndodhur.
Fondi Monetar Ndërkombëtar deklaroi së fundmi se qeveria ka rënë dakord për rritje të çmimit të dritave këtë vit, por ndërkohë vetë qeveria ka deklaruar shumë herë se ndryshimi i çmimit të dritave do të kryhet vetëm në vitin 2010.
Në negociata janë përfshirë qeveria, privatizuesi dhe Banka Botërore. Por pavarësisht se në fund të janarit, qeveria përmes ministrit Ruli njoftoi se "negociatat janë pranë fundit", asgjë ende nuk ka përfunduar, megjithëse tashmë u mbushën pesë muaj nga mbyllja e tenderit.
"Ka një pranim të heshtur të subvencionimit të privatizimit përmes shitjes së energjisë nën kosto", thotë FMN. "Humbje prej 0.7% të PBB-së (rreth 55 milionë euro) do t‘i transferohen Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, e cila do të mbetet nën pronësi shtetërore dhe përgjegjëse për prodhimin dhe furnizimin me shumicë. Këto para do të mbulohen detyrimisht nga buxheti.
Privatizuesi i OSSH, gjiganti i Evropës Qendrore CEZ, ka ofruar 102 milionë euro për 76% të aksioneve, si dhe mori përsipër shërbimin për borxhet e kompanisë, të cilat janë rreth 125 milionë euro. Privatizuesi mori përsipër edhe investimin e 200 milionë eurove në pesë vjet për zhvillimin e rrjetit. Negociatat nisën në nëntor, por deri më sot nuk janë mbyllur ende. Negociatat kanë ngecur temën e nivelit të mbulimit nga ana e qeverisë e energjisë së papaguar nga qytetarët.