Harrohet projekti 200 mijë eurosh
Kryetari i Komunës së Prishtinës jo vetëm gjatë fushatës parazgjedhore për kryetar komunash, por edhe gjatë mandatit të tij si kryetar i Prishtinës, nuk ndalet asnjëherë duke dhënë premtime, të cilat nuk i përmbush.
Gjatë këtij viti, ai kishte premtuar se rregullimi i hapësirës përreth Stadiumit të Prishtinës të fillojë në muajin shkurt, por kjo nuk ka ndodhur.
Madje, edhe në dokumentin e hartuar nga zyra e prokurimit në Komunën e Prishtinës, për planifikimin buxhetor për gjashtëmujorin e parë të këtij viti, thuhet se data e parashikuar për fillimin e procedurës për rregullimin e kësaj hapësire ka qenë muaji shkurt, kurse fillimi i punimeve në këtë hapësirë do të ndodhë në muajin maj.
“Rregullimi i hapësirave rreth Stadiumit të Qytetit (kanalizimi, ndriçimi dhe sinjalizimi) shkurt 2010”, shkruan në listën e planifikimit të punëve në programin buxhetor për gjashtëmujorin e parë të Komunës së Prishtinës.
Kanë kaluar pesë muaj që nga hartimi i buxhetit dhe planifikimit të punëve, kurse punimet akoma nuk kanë filluar. Madje, në faqen zyrtare të komunës, ku publikohen njoftimet për dhënien e kontratës, nuk është shpallur akoma tender për këtë punë.
Por, edhe pse është shkelur premtimi, zyrtarë të Komunës së Prishtinës thonë se kjo punë do të fillojë shumë shpejt, duke mos dhënë asnjë arsye për shtyrjen e këtyre punimeve.
Muhamet Gashi, zëdhënës i Komunës së Prishtinës, thotë se së shpejti do të fillojnë me procedurat e prokurimit për këtë punë, edhe pse nuk e di se kur do të ndodhë kjo.
“Është e paraparë që për këtë vit të kryhen këto punime, të cilat nuk marrin shumë kohë sepse nuk ka shumë për t’u punuar aty”, ka thënë Gashi për Express.
Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që zyrtarë të komunës deklarojnë që nuk e dinë akoma këtë datë. Edhe në prononcimet e tyre të mëhershme, thuhej që së shpejti do të fillojë rregullimi i kësaj pjese të qytetit.
“Shume shpejt do fillojë asfaltimi i rrugës përreth Stadiumit të Prishtinës”, pati thënë zëdhënësi Gashi muaj më parë.
Por, përveç që nuk di se kur do të nisin punimet, Gashi nuk e di as kohën se kur do të shpallet tenderi për ofertuesit.
“Do të shpallet sivjet sepse ashtu edhe është bërë plan, por janë disa procedura që duhet të merren parasysh”, sqaron Gashi.
Ai di vetëm shumën e ndarë nga buxheti për këtë punë dhe disa çështje të tjera teknike.
“Përveç asfaltimit të rrugës do të rregullohet edhe kanalizimi, ndriçimi dhe sinjalizimi i kësaj pjese. Nga Komuna e Prishtinës, për këtë projekt të rregullimit të kësaj hapësire janë ndarë 200 mijë euro”, ka thënë Gashi.
Derisa Komuna e Prishtinës nuk e di se kur do ta fillojë këtë punë, pamjet e tmerrshme, lloçi, pluhuri dhe gropat do të jenë prezent përreth hapësirës ku ndodhët stadiumi i futbollit.
Sidoqoftë, në planifikimin buxhetor për gjashtëmujorin e parë, Komuna e Prishtinës nuk e ka futur vetëm këtë projekt tek kontratat e punëve të parashikuara. Aty janë edhe shumë aktivitete tjera të prokurimit, kryesisht ndërtimi i rrugëve, ndërtimi i bibliotekës së qytetit, ndërtimi i shkollave, e shumë punë të tjera. Disa nga këto planifikime kanë filluar të realizohen, kurse disa të tjera mbesin vetëm si dokument.