Harrohuni me Fellinin
“La dolce Vita” (Jetë e ëmbël) shfaqet sonte në orën 19.00 në kinemanë e Akademisë së Filmit „Marubi“. Një nga veprat më madhështore të kinemasë botërore, që nuk duhet humbur rasti për ta parë në një ekran të madh, magjinë e regjisë së Federico Fellinit dhe lojës së Marcello Mastroianit. Ky është gazetari i pakënaqur nga zanati dhe burri i lodhur nga dashuritë, që rreket t’i gjejë jetës një kuptim në Romën e viteve 50.
“La Dolce Vita“ është një film i pasur në imazh që nuk të mërzitet, është zbavitës, me humor fin (mes të tjerash na jep një përkufizim të hershëm për papparazzo-n).
Ky cilësohet si filmi që e ndan krijimtarinë e Fellinit, filmat e hershëm neorealistë nga tjerët e mëvonshëm. Në rolet të tjera interpretojnë Anita Ekberg, Anouk Aimée. Zgjat 180 minuta.