Kneep, të zhdukurit e dramës së Argjentinës
Drama “Kneep” e autorit George Goldenberg, një kalim historik në masakrat e kryera në Argjentinë në periudhën e diktaturës në vitet 1976-1983, shfaqet në Teatrin Kombëtar nën regjinë e Eglantina Cenomerit, më 1-2 nëntor.
Drama trajton pikërisht tragjedinë e 30.000 personave të zhdukur dhe atyre që me guxim u rebeluan ndaj regjimit, u arrestuan, u torturuan në kampet e përqendrimit, u pushkatuan.
Dhuna dhe shkatërrimi vijnë në formë të tërthortë në lojën e aktorëve Rozina Kostani, Saimir Sina, Violeta Banushi, Gjergj Mena dhe Elidon Alika.
“Kneep” është shfaja e radhës, në kuadër të Festivalit Teatror të të Rinjve që po mbahet në Teatrin Kombëtar, deri më 17 nëntor.