Harron 10 mije euro ne tualet publik
Nje biznesmen gjerman ka humbur mbi 10 mije euro, pasi i ka lene ato ne nje qese plastike ne tualet publik. Me siguri personit ne fjale, emri i te cilit nuk behet i ditur, i ka ikur truri kur eshte kujtuar per parate dhe pasi ka shkuar ne vendngjarje, ka kuptuar se ato nuk ndodheshin me aty. Policia lokale ne krahinen gjermane Hesse ka bere te ditur per mediat se, mashkulli gjerman, shumen e konsiderueshme te parave e kishte marre me vete ne nje tualet publik ne autostraden afer qytetit Haiger, qe ndodhet ne perendim te Gjermanise. "Megjithate, pasi u largua, ai harroi qe kishte me vete nje qese, duke e lene ate aty", shkruan agjencia e lajmeve "Reuters". Zedhenesi i policise gjithashtu ka thene se eshte e paqarte se si gjermani eshte kujtuar per parate vetem pas gjysme ore qe, natyrisht, ka qene teper vone. Kur eshte kthyer parate nuk ishin me ne tualet.