Virusi i vjeter me emer te ri
Nje virusi i emeruar Conficker eshte shfaqur ne internet qe ne muajin tetor te vitit te kaluar, e qe prej atehere ai ka evoluar disa here, derisa eshte paraqitur ne versionin e pagezuar me emrin Conficker B++. Ekspertet kunder viruseve cdo dite bejne perpjekje te medha per te ndaluar masen e madhe te viruseve, trojaneve dhe sulmeve te ngjashme te cilet "shkarraviten" neper kompjuteret tone. Ne anen tjeter krijuesit e viruseve bejne perpjekje te shumta qe te perpunojne versione sa me efikase ndaj sulmeve te tyre kompjuterike. Specialistet e kompanise "SRI International" raportojne se virusi i njohur Conficker ka evoluar edhe versionin me te ri, te cilin e kane emeruar Conficker B++, i cili eshte thuajse identik me paraardhesin e tij, mirepo perdor teknika te reja me efikase per infektimin e kompjutereve. Keshtu, duhet t'ju behet edhe nje here me dije qe te mos hapni bashkengjitjet e e-mail-eve nga derguesit e panjohur.