E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjenden pjese asteroidi ne Sudan

Disa pjese te asteroidit te perplasur ne territorin e Sudanit pikerisht ne 7 tetor te vitit 2008, mesohet se jane gjetur, gje qe do te coje me siguri ne studimin e perberjes se trupit qiellor. Asteroidi i emertuar "2008 TC3", me nje diameter prej 5 metrash, nuk u shperbe ne atmosfere, duke lene keshtu gjurmet e tij edhe ne toke pas perplasjes. Ngjarjen e ka raportuar nje pilot avioni, duke thene se qiellin e kishte pershkuar nje top i zjarrte. Menjehere nje grup kerkuesish nga Universiteti i Khartumit u vune ne kerkim te mbetjeve, ndersa NASA u dha te dhena te peraferta per koordinatat. Lindley Johnson nga "Near-Earth Object Program" ka rindertuar momentin e perplasjes se objektit te rralle qiellor me token. Ne kete menyre, shkencetaret mund te zbulojne perberjen e tij.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›