Harron 10 mijë euro në tualet
Kur gjithë bota flet për krizë të rëndë ekonomike, ka edhe njerëz që vazhdojnë të ecin me moton paraja nuk është gjithçka, praktikisht duket se në fakt mendojnë se paraja nuk është asgjë. Ilustrimi më i fundit i kësaj motoje është historia e një biznesmeni gjerman. Pak ditë më parë ai ka humbur më shumë se 10 mijë euro, të cilat i kishte vendosur në një qese plastike në një tualet publik. Policia e shtetit federal, Hesse komentoi, se biznesmeni i kishte marrë paratë me vete kur kishte ndaluar për pak çaste në një lokal pranë autostradës afër qytetit Haigen në Gjermaninë Perëndimore. Më pas, ai ishte larguar me makinë, duke harruar eurot sikur t’i kishte kokoshka.