E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një letër që udhëtoi 22 vjet

 

Një amerikane nga shteti Oregon është gëzuar shumë kur ka parë një ftesë për pjesëmarrjen në ceremoninë e diplomimit të nipit të saj, por ka shtangur kur ka parë se për cilin nip bëhej fjalë. Fakti është se letra ishte vonuar në postat amerikane fare pak, vetëm 22 vjet sepse ftesa ishte e vitit 1987. Theresa Schlossarek nga La Grande e gjeti ftesën në kutinë postare të saj javën e kaluar. Zarfi, i cili ishte i hapur, ishte postuar në 2 qershor, 1987 nga qyteti Toms River në New Jersey, ku jeton i vëllai i saj, Hermann Ilnseher. Morali: një gjë është e sigurt, në posta letrat nuk humbasin kurrë.  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›