E Shtunë, 31 Tetor 2026

Harry Potter i afrohet njëmiliardëshit

Nga Express më 02 gusht 2011 në ora 09:47

Pjesa fundit e franshizës për Harry Potter “Harry Potter dhe Reliktet e Vdekjes 2” gjatë kësaj fundjave do të mund të arrijë një fitim prej 1 miliardë dollarësh, duke tejkaluar kështu suksesin e shtatë vazhdimeve të mëparshme.

Filmi “Harry Potter dhe Reliktet e Vdekjes 2” deri më tani ka inkasuar 926 milionë dollarë, që është pak më pak se shuma që në vitin 2001 kishte fituar “Harry Potter dhe Guri i Mençurisë”, i cili asokohe inkasoi 974.8 milionë dollarë. Megjithatë, mediat parashikojnë se vazhdimi i fundit do të mund të kalojë fitimin prej 1 miliardë dollarësh.

Vetëm nëntë filma deri më tani arritën të kalojnë këtë shifër. Në mesin e tyre janë: “Kalorësi i Zi”, i Christopher Nolan (2008), “Liza në Botën e Çudirave”, i Tim Burton (2010) dhe “Piratët e Karaibeve: Mbi Baticat e Çuditshme”, i Rob Marshal (2011). Filmi “Avatar”, i James Camerun, është i vetmi që nga shfaqja nëpër botë ka arritur të mbledh një fitim prej dy miliardë dollarësh.

Pas fundjavës së parë të shfaqjes, "Harry Potter dhe Reliktet e Vdekjes 2” ka thyer rekordin e shikueshmërisë, duke fituar 168.5 milionë dollarë në Britaninë e Madhe, përderisa në gjithë botën ka inkasuar gjithsejtë 476 milionë dollarë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›