E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hart synon qëndrim të gjatë në City

Nga Express më 11 prill 2011 në ora 18:31

Portieri Joe Hart dëshiron qëndrim afatgjatë në Manchester City.

23 vjeçari ka avancuar jashtëzakonisht shumë prej kur zëvendësoi Shay Givenin si portier i parë dhe ishte i pamposhtur në 14 prej 31 paraqitjeve të tij në Premierligë.

“Më është dhënë mundësia dhe tani nuk hezitoj të konfirmoj të ardhmen time në këtë klub. Shumëçka mund të ndodhë në futboll, por për momentin jam duke menduar sezon pas sezoni. Ende nuk e konsideroj veten portier kulmor, por jam i lumtur me atë që jam duke bërë”, tha Hart për Sportinglife.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›