Harta e Ballkanit tashmë është ravijëzuar
PRISHTINE-Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Republikën Federale të Gjermanisë, ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, u takua me ministrin Federal të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Guido Uesteruele.
Pas takimit, Uesteruele ka thënë se diplomacia gjermane do të angazhohet fuqishëm në përkrahjen e diplomacisë kosovare në përpjekjet për të shtuar numrin e njohjeve të shtetit të Kosovës dhe anëtarësimin në organizatat e ndryshme ndërkombëtare. "Përshëndesim njohjen që ka erdhi nga Principata e Andorrës dhe ftojmë të gjitha shtetet që ta njohin Republikën e Kosovës", u shpreh ministri i Jashtëm gjerman. Uesteruele, po ashtu, theksoi se Gjermania do të ndikojë te të pesë shtetet e BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën, që sa më parë të marrin një vendim të tillë dhe se Gjermania do të ndihmojë Kosovën edhe sa i përket nënshkrimit të marrëveshjeve dhe vendosjen e marrëdhënieve kontraktuale me Bashkimin Europian. Ministri Federal i Punëve të Jashtme shprehu përkrahjen e palëkundur të Gjermanisë sa i përket sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës. "Jemi të bindur se harta gjeografike e Ballkanit është e përfunduar dhe se Kosova dhe rajoni ka një të ardhme evropiane. Ne do të përkrahim fuqishëm procesin e liberalizmit të vizave dhe integrimin e Kosovës në BE. Europa në këtë formë, po a mban fjalën se të gjitha shtetet e Ballkanit kanë perspektivë evropiane", ka thënë Uesteruele. Ai ka shprehur përkrahje edhe për reformat që po zhvillohen në Kosovë, dhe ka premtuar ndihmën e Gjermanisë sa i përket zhvillimit ekonomik, forcimin e sundimit të ligjit dhe proceset e tjera në Kosovë.
Nga ana e tij, ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, falënderoi ministrin Uesteruele për qëndrimet e qarta mbështetëse rreth të gjitha proceseve në Kosovë, veçanërisht rreth perspektivës evropiane të shtetit të Kosovës. Hoxhaj u shpreh se adresa e parë politike në Europë për Kosovën dhe qytetarët e saj është Berlini. "Kosova është e përkushtuar që të forcojë partneritetin strategjik me Gjermaninë, pasi Gjermania dhe populli i saj në çdo kohë, në çdo rrethanë e kanë mbështetur dhe vazhdojnë ta mbështesin popullin dhe shtetin e Kosovës", tha ai dje në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun e tij gjerman. Ai kërkoi ndihmën e diplomacisë gjermane në përmbylljen e suksesshme të procesit të njohjeve të pavarësisë së Kosovës. Rreth proceseve integruese të Kosovës, Hoxhaj ka thënë shteti dhe qytetarët e Kosovës kanë nevojë për një perspektivë të qartë evropiane. "Kosova dhe kosovarët nuk mund të vazhdojnë të jenë shteti dhe populli më i izoluar në Ballkan", vuri në dukje Hoxhaj duke kërkuar ndihmën e Gjermanisë për përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave dhe proceset tjera integrues të Kosovës në BE. Gjatë takimit, Ministri Hoxhaj dhe Ministri Uesteruele, kanë nënshkruar një marrëveshje për thellimin e bashkëpunimit mes dy diplomacive.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)