E Shtunë, 31 Tetor 2026

Harta e droges ndryshojne pikat e shperndarjes

Metropoli i  Shqiperise, ndonese jo ne harten e kultivimit te lendeve narkotike ku thuajse nuk ka fare zona te tilla,nuk eshte ne te njejtin raport dhe me shperndarjen e saj ne zona te caktuara te kryeqytetit. Vitet e fundit  policia ka nisur te mbaje nen kontroll te rrepte thuajse te gjitha bazat e pejetshme te shperndarjes se lendeve narkotike si zona e ish-Bllokut dhe Ajo e Tiranes se Re dikur, por tashme, duket se kreret e shperndarjes edhe mund t’i ndryshojne keto zona.

Edhe pse është e vështirë të izolohet totalisht zona e ish- Bllokut nga përdorimi i lendeve narkotike, shefi i narkotrafikut sakteson se tashme harta e Tiranes ka te tjera zona te nxehta te shperndarjes se drogerave.Behet fjale per pjese te kryeqytetit te cilat ndodhen jashte Unazes por jo ne periferine e larget.

"Në Tiranë janë të evidentuara disa zona, që mund ti quajmë zona të nxehta, të shpërndarjes së lëndëve narkotike, sic janë ish zona e shkollës së bashkuar, zona e kombinatit, zona e ish parkut të autobuzave, po dhe tek zona e bllokut, ku masat e ndërmarra nga policia në të gjitha këto zona kanë bërë që të gjithë elementët kriminalë të jenë të pasigurtë në aktivitetin e tyre", tha Sokol Selfollari, shef i seksionit të luftës së narkotrafikut.

Sipas eksperteve gjithmone arrihet te behet ndryshimi i pikave te shperndarjes ndersa operacionet policore kane arritur deri ne ate stad sa ta veshtiresojne mjaft kete lloj biznesi te paligjshem. Sakaq vemendje e vecante i eshte kushtuar dhe Shkollave te mesme e fakulteteve pasi prej kohesh jane kthyer ne nje burim shperndarjeje ne Tirane.

Jul Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›