E Shtunë, 31 Tetor 2026

Unaza Olldashi Ruajme kopshtin botanik

Projekti i Unazes se Madhe te Tiranes do te mbroje kopshtin Botanik por nderhyrja mbi te vjen si rezultat i lejeve te ndertimeve te dhena nga kryetari i Bashkise Edi Rama.Keshtu i eshte pergjigjur ministri i transporteve Sokol Olladashi akuzave te partise socialiste se Unaza e Re e Kryeqytetit do te shkaterroje Kopshtin Botanik.

"Territori që preket nga kopshti botanik është përgjithësisht në linjë lineare prej 10 m. Ka një devijim sepse ky territor tashmë është ndërtuar. Është i ndërtuar me cfarë lejesh? Të gjitha këto blloqe janë blloqe pallatesh me leje të dhëna nga bashkia e Tiranës. Zoti Rama është përgjegjës edhe ligjërisht, bazuar në planin rregullues dhe në kodin rrugor i cili e detyron bashkinë që në zona me studim të miratuar në një distancë 25 m të mos jepeshin leje ndërtimi", deklaroi Olldashi.

Ne te njejtin mendim ishte dhe Deputeti i partise demokratike Aldo Bumci i cili tha se Unaza e Madhe e Tiranes nuk parashikon shkaterrimin e Kopshtit Botanik. "Ne i garantojmë qytetarët e Tiranës se do ndërtojmë unazën e madhe duke i dhënë zgjidhje trafikut të kryeqytetit, duke zgjidhur problemin e ndotjes që krijon një trafik i bllokuar dhe do e bëjmë këtë duke mbrojtur parkun botanik", tha Bumci.

Debati mbi Unazen e Madhe te Tiranes nisi pas vendosjes se piketave te qeverise mbi zbatimin e projektit i cili pritet te lehtesoje mjaft trafikun e kryeqytetit.

Jul Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›