E Shtunë, 31 Tetor 2026

Harta e fitores së Aleancës për Qytetarin shtrihet nga Tropoja në Delvinë

10-05-2011 / Gazeta 55

KQZ shpall fitoren e PD-së në bashkitë Bajram Curri, Peqin, Shkodër, Kukës, Lezhë, Pukë, Përrenjas, Bilisht, Delvinë, Kamëz, Cërrik, Rrogozhinë dhe Leskovik. Pritshmëria është e lartë edhe në Bashkitë e Tiranës dhe Durrësit, ku kandidojnë Lulzim Basha dhe Ferdinand Xhaferaj

Ka përfunduar numërimi i votave në disa qytete dhe komuna në vend. Komisioni Qendror ka shpallur rezultatet e para, duke zyrtarizuar fitoren e Partisë Demokratike në bashkinë Peqin, Shkodër, Kukës, Lezhë, Pukë, Cërrik, Përrenjas, Bilisht, Delvinë, Kamëz, Rrogozhinë dhe Leskovik. Kandidati i Partisë Demokratike në Peqin, Ilir Rrushi ka fituar me diferencë të thellë votash kundrejt rivalit të tij socialist Naim Teqja. Numërimi i votave vazhdon në bashkinë Korçë, Elbasan, Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Fier. Në Berat kandidati i PD-së Ilir Deçolli po zhvillon një garë interesante me rivalit të tij të PS, Fadil Nasufi. Po ashtu, KQZ ka nxjerrë fitues kandidatët socialistë në bashkinë Tepelenë, Ersekë dhe Rrëshen, si dhe komunat Otllak dhe Ura Vajgurore në Berat, ku kandidatët socialistë kanë fituar respektivisht me diferencë të ngushtë, prej 12 votash secili. Në Tepelenë është vërejtur një përçarje e votave mes kandidatit të mbështetur nga PD-LSI dhe atij të LZHK-së, pasi ky i fundit ka marrë 1188 vota kundrejt 750 atij të PD dhe 1741 të kandidatit socialist. Ndërkohë në bashkinë e 6 më të madhe në vend atë të Kamzës vazhdon të kryesojë kandidati i “Aleancës për Qytetarin”, Xhelal Mziu me 4247 vota kundrejt rivalit të tij të majtë Rakip Suli i cili ka marrë 3782 vota. Partia Demokratike ka arritur të fitojë bindshëm në Pukë dhe Bajram Curri, atje ku kandidatët e PD-së janë renditur të parët me diferencë të madhe votash. Po ashtu edhe në Lezhë, kryeson kandidati Viktor Tusha i koalicionit PD - LSI me 3263 vota, ndërsa Gjok Jaku i PS-së me 3170 vota. Janë numëruar 16 nga 24 kuti votimi. Pra, është kryer rreth 70% e procesit. Në bashkinë e Beratit kandidati i “Aleancës për të Ardhmen”, Fadil Nasufi kryeson me diferencë të ngushtë votash kundrejt rivalit të tij të djathtë, Ilir Deçolli. Deri pak minuta më parë z.Deçolli ishte në avantazh ndaj Nasufit. Ndërkohë në bashkinë e Fierit kandidati “Aleanca për të Ardhmen”, Baftjar Zeqaj ka marrë 5043 vota kundrejt rivalit të tij Ilir Bele i cili ka marrë 3505 vota. Edhe në bashkinë e Lushnjes kandidati i koalicionit “Aleanca për të Ardhmen” Fatos Tushe kryeson me 1849 vota kundrejt kandidatit “Aleanca për Qytetarin” Sanxhaku i cili ka marrë 1344 vota, në një kohë kur mbeten edhe 60% të kutive të votimit për të numëruar. Në bashkinë e Pogradecit deri më tani kryeson kandidati i “Aleancës për të Ardhmen” Artan Shkëmbi kundrejt kandidatit të “Aleancës për Qytetarin”, Luan Topçiu. Ndërsa në bashkinë e Gjirokastrës kryeson kryetari aktual i bashkisë dhe njëkohësisht kandidati i “Aleancës për të Ardhmen”, Flamur Bime me 3137 vota kundrejt kandidatit të “Aleancës për Qytetarin”, Genci Sinojmeri i cili ka marrë 2528 vota.
Vazhdon numërimi në Berat, Vlorë, Fier, Elbasan dhe Korçë/Deri në orët e mbrëmjes në Bashkinë e qytetit Durrësit janë numëruar 16 kuti nga 165. Kandidati i PS Vangjush Dako kryeson me 3754 vota, kundrejt atij të Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj me 3404 vota. Numërimi vazhdon edhe për Bashkinë e Beratit, ku nga 74 kuti që janë gjithsej janë numëruar 34 të tilla. Kandidati i PS Nasuli ka 4712 vota kundrejt Deçollit të PD me 4285. Procesi i numërimit po shkon drejt fundit edhe në Kuçovë, ku kanë mbetur edhe 2 kuti pa numëruar nga 75 që janë gjithsej. PS është në avantazh me 4526 vota ndërsa PD me 3867 vota. Numërimi vazhdon edhe në Fier, ku nga 83 kuti janë numëruar vetëm 32. PS është në avantazh me 6173 vota kundrejt 4403 të PD.

Himara “ndëshkon” Bollanon, por fiton homologu i tij me posterat në greqisht, Jorgo Goro

Bashkia e Himarës ka një emër të ri, Jorgo Goro. Jo shumë i ndryshëm nga kryebashkiaku aktual Vasil Bollano, përveç emërtesave partiake. Kandidati i Partisë Socialiste ka mundur të fitojë kundrejt kundërshtarëve si Vasil Bollano i PBDNJ-së, Savo Prifti i PD-së dhe Dhimitër Llazari, kandidati i MEGA-s. Diferenca ka qenë rreth 200 vota. Vlen të theksohet se ndryshe nga kandidatët Bollano dhe Goro, ishte kandidati i Partisë Demokratike dhe i “Aleancës për Qytetarin”, ai që zhvilloi një fushatë të denjë elektorale dhe me një platformë konkrete për zhvillimin e qytezës së lënë në harresë nga pushteti vendor. Nuk duhet të harrojmë faktin që kandidati i Partisë Socialiste, Jorgo Goro, përdori postera në greqisht gjatë fushatës elektorale. Po ashtu, dyshime të forta ka patur gjatë fushatës për një bashkëpunim të ngushtë të Bollanos dhe Goros, në dëm të kandidatëve Prifti dhe Llazari. Gjë që e bën rezultatin zgjedhor në Bashkinë e Himarës të diktuar nga interesa të caktuara.

Kryebashkiakët fitues

Peqin
Ilir Rrushi, PD- 1762 Vota
Naim Teqja, PS- 905 Vota

Bajram Curri
Fiton PD me Agron Demushaj
kundrejt Avni Begut të PS-së

Bulqizë
Roland Keta, PD - 44 22 Vota
                       PS - 3013 Vota

Peshkopi
Ilir Krosi, PD - 59.48%
Ilir Vraniçi, PS - 40.52%

Sarandë
Edmond Gjoka, PD - 4976 Vota
Stefan Çipa, PS - 7237 Vota

Pukë
Beqir Arifi, PD - 37.7%
Enver Sulejmani, PS - 35.3%

Himarë
PS - 41.97%
PBDNJ- 39.25%
PD - 18.78%

Gjirokastër
Genci Sinojmeri, PD/LSI - 5150 Vota
Flamur Bime, PS - 6630 Vota

Tepelenë
Sevo Mici, PD - 20.31%
Tërmet Peci, PS - 47.97%
Reshat Zike, LZHK - 1118 Vota

Ersekë
Zhaneta Prifti PD - 44.32%
Ali Laho, PS - 55.68%,

Ballsh
Dallëndyshe Allkaj, PD - 3816 Vota
Ilir Çela,  PS - 3997 Vota 

Rrëshen
Gjon Dedaj, PD - 2416 Vota
Ndue Kola, PS - 3214 Vota

Burrel
Skënder Lleshi, PD - 3119 Vota
Adelia Farrici, PS - 3658 Vota

Përmet
Kujtim Hoxha, PD/LSI - 1980
Gilberto Jaçe, PS - 2150 Vota

Delvinë
Dhurim Alimani, PD - 2114 Vota
Dashamir Hako, PS - 1114 Vota

Rrogozhinë
Fitues Dashamir Dushku, PD/PDIU

Bilisht- Komuna Miras, fitues kandidati i PD, Kryeart Fejzo me 2561 Vota

Poliçan
Çaush Qato, PD/PR
Adriatik Zotkaj, PS - 1446 Vota

Leskovik
Fatmir Guda, PD - 1592
Sergei Peshtani, PS - 1237

Përrenjas
Fiton kandidati i PD, Bajazit Karriqi

Librazhd- Komuna Qendër, fiton Enver Shkurti i PS kundrejt kandidatit të PD, Firdus Kurti

Berat- Komuna Otllak, fiton kandidati i PS-së me 12 vota më shumë se i PD-së
Komuna Kutalli, fiton Shpëtim Vrapi i PS-së me 4650 kundrejt Dritan Sulës që ka 4530 vota.
Ura Vajgurore, fiton me 12 vota më shumë kandidati i PS-së, Syrja Ormena, kundrejt kandidatit Thoma Rumniçi të PD/LSI
Rubik - Fitues, kandidati i PS-së Gjok Vukaj me 1419 vota kundrejt, kandidatit të PS-së Mark Ruci me 1087 vota
Memaliaj - PS
Maliq- PS

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›