Pas zgjedhjeve me standarde evropiane, Rama bllokon numërimin prej humbjes

Mallkimi i ditës së diel, u shndërrua dje në vendim politik për të bllokuar numërimin e qendrave të votimit, pasi po sanksionohet ndryshimi i peshores dhe konfirmimi i vullnetit për ndryshimin e qeverisjes në bashkinë e Tiranës. Në të gjitha njësitë ku Edvini është i përgatitur për humbje, është bllokuar procesi i numërimit, ndërkohë që tmerri i bilancit humbës, ka detyruar PS-në të zvarrisë numërimin edhe në bashkinë e Durrësit
Dilema e madhe e këtyre dy ditëve, pas zhvillimit të zgjedhjeve për pushtetin vendor, është se, cili do te jetë vlerësimi i Edi Ramës, për një proces, i cili siç edhe pritet të vlerësohet sot nga raporti i OSBE/ODIHR, përmbushi standardet ndërkombëtare. Duke hyrë në ditën e 3-të të zhvillimit të zgjedhjeve, vlerësimi i përgjithshëm që mbizotëron për to, është se u respektuan standardet si dhe procesi tregoi korrektësi dhe profesionalizëm të veçantë. Sigurisht që, për këtë duhen falënderuar komisionerët, por edhe qytetarët shqiptarë, të cilët me maturinë, integritetin dhe bindjen reale për të realizuar një proces sa më të denjë evropian, i dhanë Shqipërisë pikët maksimale në zhvillimin e zgjedhjeve vendore në mënyrë të lirë dhe të ndershme. Mazhoranca është treguar e gatshme që të pranojë çfarë do lloj rezultati, do të vlerësojë dhe përshëndesë vullnetin real të votuesve shqiptarë ne shenje qytetare dhe emancipimi demokratik. Por, në një kohë kur i gjithë paneli i mediumeve të përfshira tashmë direkt apo indirekt në procesin zgjedhor, përsa kohë media e ka ndjekur 24 orë ‘non stop’ procesin zgjedhor nga e ora 07:00 e të dielës edhe ende aktualisht sot, ditë e martë, mbizotëron një entuziazëm i jashtëzakonshëm për standardet që plotësuan këto zgjedhje, edhe pse nuk ishin politike, po shohim se PS nuk është i këtij mendimi. Kryetari i socialistëve dhe njëherazi kryetari për mandatin e katërt në bashkinë e kryeqytetit, Edi Rama, tha dje se, “mund që zgjedhjet të mos kenë plotësuar standardet”. Edhe dy ditë më parë Rama do të deklaronte se zgjedhjet vendore ishin një shëmti e vërtetë. Tregues ky i qartë se, nëse Edvini nuk shpallet fitues i bashkisë së Tiranës, atëherë zgjedhjet kanë qenë pa standarde dhe jashtë integritetit profesional e maturisë demokratike. Pikërisht ky është akti më tendencioz që në rastin mund të mirë, nga selia e selisë rozë të fillojë të aktivizohet që sot, menjëherë pasi KQZ të komunikojë rezultatet paraprake të radhës. Kësisoj, në kushtet e mungesës së “zgjidhjes manipuluese” dhe shantazhimit, për “bllokimin tërësor” të KZAZ-ve, Edvini do të kushtëzojë qëndrimin e tij për njohjen e zgjedhjeve, duke i cilësuar ato si pa standarde, pra, kryekëput “shëmtie vërtetë”: siç edhe u shpreh përciptazi të dielën në mbrëmje. Por, kurrsesi kjo s’do t’i ofrojë atij absolutisht thelbin e fitores së zgjedhjeve, përsa kohë shprehja e vullnetit kushtetues të qytetarëve vazhdon të jetë në ato kutitë që, komisionerët socialistë s’kanë guxim t’i lexojnë. Edi Rama duket se ka hyrë në një qorrsokak, prej të cilit vështirë se mund të dalë në kohë...parashiko që, me zbardhjen e votave, një pjesë e mirë e të cilave pritet të vijnë nga bastione historike të Partisë Demokratike, Edi Ramës do t’i faturohet skadenca e personalitetit dhe lidershipit të dështuar. S’do shumë mend se Edi Rama do të dalë i humbur nga këto zgjedhje, por ajo që mbetet ende enigmatike është nëse ai do ketë kurajën të pranojë dhe të njohë vullnetin e shprehjes së lirë të votës nga ana e qytetarëve të Tiranës. Me humbjen e pritshme të zgjedhjeve për kryetar bashkie, në PS kanë filluar të mprehin “thikat”, kandidatët e parë për kryetar partie, të cilët me shumë të drejtë do t’i kërkojnë kryetarit që vetëm humb të hapë krahun dhe të shkojë në pension politik. Këmbana që bie sot për Edi Ramën është që, të lejojë komisionerët të marrin pjesë në procesin e numërimit si dhe të lirojë realizimin e reformave... Rruga e tij është pensioni politik.
Kronika - PD, Durrës: PS tentoi të sabotojë procesin e numërimit, s’dorëzoi në kohë komisionarët/Partia Socialiste nuk ka dorëzuar pranë Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve në Bashkinë e Durrësit listën e numëruesve dhe dokumentacionin përkatës, gjë që është duke sjellë zvarritjen e procesit. Në bazë të Kodit Zgjedhor, forcat politike duhet t’i dorëzojnë listat e numëruesve dhe dokumentacionin e nevojshëm për secilin prej tyre me qëllim që, kur përfundon procesi i votimit dhe i dorëzimit të kutive të votimit pranë KZAZ-së, procesi i numërimit të nisë menjëherë. Bashkia e Durrësit përfaqëson Zonën e Administrimit të Zgjedhjeve nr. 8.
...