Harta e shkencëtarëve, cilat janë vendet e "kokave"?
Çdonjëri ka dëgjuar emra të shquar, si : Amperi, Bori, Kolombi, Leonardo da Vinçi, Paskali, Njutoni etj., por pak dihen të dhëna dhe informacione mbi vendlindjen e tyre. Tek lëviz nëpër hartën e Botës që lidhet me historinë e zhvillimit të shkencës, e cila përmban rreth 1500 figura të shquara dhe emrash të mëdhenj nga e tërë bota, menjëherë të bie në sy dhe ndalesh te shteti francez. Franca njeh mbi 230 shkencëtarë të mëdhenj, të lindur në krahina apo qytete të ndryshme të saj (Parisi zë vendin kryesor me rreth 60 emra të tillë). Disa prej shkencëtarëve francezë, që kanë kontribuar dhe njihen sot në tërë botën, janë: Amperi, Boreli, Bori, Kolombi, Laplasi, Vieta, Poisoni, Lopitali, Kastell, Delamberi, Humberti etj. Duke vazhduar lëvizjen në hartë, e dyta vjen Anglia, e cila renditet pas Francës për nga numri i njerëzve të mëdhenj që i ka dhënë shkencës. Njihen rreth 200 shkencëtarë të shquar anglezë (Londra, ashtu si dhe Parisi, zë vendin e parë me rreth 60 të tillë). Disa nga shkencëtarët e shquar anglezë përmendim: Babbage, Bayesi, Dë, Njuton, Taylor, Hopkins, Venni, Watson etj. Pas Anglisë, vjen Gjermania së cilës i përkasin rreth 160 emra shkencëtarësh, si: Ajnshtajni, Kepler, Kantori, Omi, Lajbnici, Hankeli, Veberi etj. Pas këtyre tri shteteve europiane, renditet SHBA me mbi 100 emra të dëgjuar shkencëtarësh, pastaj vjen Italia me rreth 100 emra të tillë dhe Rusia me rreth 80 emra. Siç shihet, shtetet më të mëdha të botës, që njohin edhe zhvillimin më të madh të shkencës e teknologjisë, kanë nxjerrë dhe emrat më të shquar që njeh shkenca sot. Por edhe vende më të vegjël si: Polonia, Ukraina, Turqia, Greqia, Holanda, Hungaria, Austria, zënë një vend të konsiderueshëm në hartë, me një numër shkencëtarësh që shkon nga 30 në 50 emra të shquar për secilin shtet. Pastaj vijnë Irlanda me rreth 20 emra, Suedia me 12, Spanja me 12, Norvegjia me 10 të tillë, Kina 10, Kanadaja me 8 emra të dëgjuar në shkencë.
Kur flasim për shkencë, bëhet fjalë për disiplinat kryesore të saj: Matematika, Kimia, Fizika, Biologjia, Astronomia. Prandaj, nën këtë këndvështrim po bëjmë dhe shpërndarjen e shkencëtarëve të mëdhenj të botës, sipas vendlindjeve të tyre. Mund të thuhet se në disiplina të tjera të shkencës, numri i shkencëtarë të mëdhenj nga vende të tjera të botës ndryshon, kështu dhe harta e mësipërme merr pamje të re.