E Diel, 1 Nëntor 2026

"Shkop, o shkop, të flet Kryeministri, a po më dëgjon?"

Të jetë ai, "I Dërguari" për ne shqiptarët që do të na shpëtojë nga rrugët e pambaruara në afat dhe nga plehrat e pa pastruara të qyteteve? Një gjë s'e kuptoj unë: Pse duhet të merret Kryeministri ynë i dashur me projektet e Ministrisë së Transporteve? A nuk është kjo detyrë e Ministrisë së Transporteve? Nëse do të bësh ndonjë ndryshim në qeveri, bjeri shkurt a derëbardhë se lodhe dhe këto kokat e analistëve politikë. Se ti vetë, nuk lodhesh kurrë, madje nuk lodhesh as së talluri me ligjet që vetë i bën, vetë i ndryshon, vetë i bën prapë. Z.Salë ka një ëndërr: të bëhet hero i Shqipërisë. Vetëm së këtë nuk e bën dot me punë se është i paaftë të arrijë rezultate, por beson se do ta bëjë duke tundur shkopin magjik. Rroftë shkopi magjik i Kryeministrit tonë! Shkop, o shkop, të flet Kryeministri...!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›