E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Nuk duhen përgjithësuar raste të veçanta apo aksidentale"

 
Marr shkas të shkruaj këtë letër nga një shkrim me titull "Gratë në Kukës lindin nëpër shtëpi, për arsye se nuk i lenë vjehrrat të lindin në spital, për arsye xhelozie". A nuk është paksa banal të paktën titulli i këtij shkrimi? Ky titull nuk mund të vihet as edhe për ndonjë rast të ndodhur qoftë edhe në ndonjë komunë apo fshat, ku deri tani nuk ka shkuar ende as rruga për të kaluar makina. Nuk mund të paragjykohen të gjitha gratë kuksiane me një rast të vetëm (edhe ky, nëse ka ndodhur). Në rast se dikush prishet nga trutë dhe bën atë që ndjen, (që gjithsesi është e drejta e çdokujt ta bëjë), këto nuk duhen përgjithësuar. Kam një sugjerim për median: Të tregohet paksa më korrekte, më origjinale, më dashamirëse për popullin e vet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›