"Bën humor shoku i Shabanit"
Kur është para mikrofonitS'mbahet shoku i ShabanitFlet me thumba e humorSa një top, kokrra e namit
Tani anë e mbanë shqiptarëtUdhëheqsin e kërkojnëJo të dal` t'u zgjidhi halletPor humorin t'i dëgjojnë.
Do taksojë besimtarët!Kjo m'u duk si seriozishtMos e shikoni nga mbrapaSe vërtet që nuk ka bisht!
Ai që beson më tepërDuhet të paguajë më shumëDo e zgjidh KryeministriSi çdo çështje dhe kët' punë.
E kështu vazhdon "Kanani"Mban një pordhë, një i shpëtonMirë që vjen nga pas ShabaniE ndihmon me telefon.
Udhëheq "Kanan - Shabani"Do bëhet dritë ShqipëriaNë hale të shkoj çdo gjëTë na rrojë humor' i tija
Tek ne shqipot, gjithë të miratJanë mbledh' tek një njeriMë gjeni tjetër në botëKaq i mençëm si Ai!
Zot, o Zot çfarë fat i madhUdhëheqës ka ShqipniaI fali zërin e ëmbëlDhe humorin Perëndia.