Tërmeti i janarit '31 dhe një poezi e atij mëngjesi
E nderuar redaksi! I shtyrë nga natyra e rubrikës tuaj " Kontakt", mendova t'ju shkruaj për 28 janarin e vitit 1931. Ndoshta pak shqiptarë e mbajnë mend, por në 28 janar të këtij viti, pra pas disa ditësh, është 77-vjetori i tërmetit të tmerrshëm që ra në Korçë, në 28 janar 1931. Me këtë rast po ju dërgoj për botim një fotografi origjinale të asaj date, si dhe poezinë që ndodhet pas fotografisë, e shkruar nga Seit Koprencka, djali i xhaxhait tim. Seiti më tregonte shpesh, me trishtim, se Korça atë mëngjes ngjante si një koloni mizash dheu. Njerëzit ishin të çorientuar dhe s'dinin nga të shkonin. Disa qëndronin në vend, të hutuar, disa të tjerë lëviznin me vrap, për të gjetur një vend të sigurt. Ne, thoshte Seiti, u nisëm drejt shtëpisë tonë në fshatin Bulgarec. Me ndihmën e disa fshatarëve ngritëm çadra për të strehuar fëmijët dhe veten tonë. Seiti vazhdonte të tregonte po unë po e ndërpres tregimin, sepse vargjet që ka shkruar ai, e tregojnë atë ngjarje më mirë nga ç'mund ta riprodhoj unë:
Mëngjes që Korç'e bukur u gdhi, po si u ngrysMëngjes ti sapo zbardhe, Korça u përmbys Mëngjes që ke mjeruar kaq mijëra vetëMëngjes i brengosur, janar 28-të...
Mëngjes që na ke prishur gjithë qetësinë Mëngjes që Korçën lule, e bërë greminë.Mëngjes q'asaj minute, s'guxojmë me hy brendaMëngjes i pamëshirshëm, na fute në tenda.
Mëngjes i përcjellë prej duhisë së tërbuarMëngjes ne të mjerët, fort na ke tmerruarMëngjes i janarit, kur të të kujtojmë Mëngjes katastrofash do të pagëzojmë...