E Diel, 1 Nëntor 2026

"Ky popull mund të duket naiv, por nuk duron pafundësisht"

Në këtë tranzicion të mallkuar po durojmë gjithçka që prej 17 vitesh. Po durojmë ministra, deputetë, drejtorë, profesorë, mjekë, policë e gjithfarë specie të tjera, të mbuluar nga bataku i korrupsionit deri në grykë e ndoshta shumë prej tyre janë të mbytur në të. Po durojmë errësirën sikur të ishim në epokën e "vajgurit" e jo në shekujt e "modernizimit të madh". Dhe sa do zgjasë durimi ynë? Mos vallë ai po soset? Ne s'durojmë pafundësisht. Ky popull duket naiv e ndoshta budalla, por ka dëshmuar se e gjen shumë shpejt rrugën e përmbysjes dhe shpëtimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›