E Diel, 1 Nëntor 2026

Harta zyrtare e BE-së, Serbia pa Kosovën

Bashkimi Evropian tashmë, në hartën e saj zyrtare, e ka shkëputur Kosovën nga Serbia. Në faqen zyrtare të BE-së, “Europa.eu”, harta e Serbisë si shtet është pa Kosovën si pjesë përbërëse të saj.

Mediet serbe, me të zbuluar këtë informacion, kanë kontaktuar me Ministrinë e Jashtme serbe, e këta të fundit kanë thënë se do të kërkojnë nga Brukseli sqarim zyrtar për këtë rast.

Në informacionet e paraqitura në këtë faqe, BE saktëson se Serbia ka 77.474 kilometra katrorë, ndërsa në faqen zyrtare të qeverisë së Serbisë shkruan 88.361 kilometra katrorë. Në të njëjtën kohë, edhe numri i banorëve të Serbisë është pa Kosovën.

Edhe pse Kosovën nuk e kanë njohur 5 nga 27 shtetet e BE-së (Qipro, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja), kjo nuk i ka penguar hartuesit e faqes zyrtare të BE-së që Kosovën, në njëfarë mënyre, ta shpallin shtet më vete.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›