E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marreveshja e BE-se per shpetimin e Eurozones

Pas orësh të tera negociatash, liderët e 17 vendeve të eurozonës dhe përfaqësues të bankave kane arritur parimisht marrëveshjen e shpëtimit të eurozonës.

50% e borxhit grek është vendosur të reduktohet çka e çon vlerën e tij në 120% të GDP-së së shtetit grek deri në vitin 2020.

Në shifrat aktuale, borxhi ishte 180% e prodhimit të brendshëm bruto, por me gjithë uljen prej 50% sërish ka dyshime nëse shteti grek do të arrijë ta përballojë këtë shifër.

Në të njëjtin nivel është shteti Italian i cili ka të njëjtën vlerë borxhi sa Greqia pas marrëveshjes.

Ndër të tjera, liderët në eurozonë kanë arritur të bien dakord ne parim mbi një mekaniken sipas së cilit do të zgjerohet fondi europian i stabilitetit financiar, përkatësisht pritet që ai të shkoje nga 440 mld euro në 1 trilion euro dhe e gjithë kjo për t’i bërë balle rrezikut të përhapjes së krizës në Itali dhe Spanjë.

Një mekanizëm bashkëpunimi me FMN do të shqyrtohet në takimet e ardhshme të liderëve të eurozonës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›