Termeti ne Turqi deri tani numerohen 523 viktima
Autoritetet kanë njoftuar se deri tani janë të paktën 523 persona të cilët kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit që goditi verilindjen gjatë të dielës.
Zyrtarët thonë se 1.650 vetë u plagosen nga tërmeti 7.2-ballësh, i cili kishte epiqendrën e tij në provincën Van.
Autoritetet thonë se kanë nxjerrë të gjallë nga rrënojat 185 persona.
E fundit që u nxor nga rrënojat ishte një studente 19-vjeçare, e cila kishte qëndruar e bllokuar për më shume se 90 orë.
Janë të paktën 600 mijë persona që janë prekur nga tërmeti, thanë autoritetet më parë ndërsa bënë me dije se shiu dhe dëbora po pengojnë përpjekjet e shpëtimit dhe duke e bërë jetën më të vështirë për mijëra njerëz të pastrehë nga tërmeti.