Harte e re per kopshtet dhe shkollat e vendit
Zhvillimi i vendit shfaq nevojën për kopshte dhe shkolla të reja. Ato egzistueset shpesh shfaqin probleme në infrastrukturë, pajisje me bazën materiale e në disa raste janë të vendosura larg zonave të banuara. Hartografia e re e shtrirjes së institucioneve të arsimit parauniversitar, ipas Ministrit të Arsimit Myqerem Tafaj është shumë e shtrenjtë dhe nuk garanton cilësinë e kërkuar,prandaj me përmirësimin e infrastrukturës rrugore do të ndryshojë edhe shtrirja e tyre, e cila do të bëhet e mundur falë projektit prej 1.5 milion eurosh, financimi i Bankës Europiane të Investimeve nëpërmjet të cilit Ministria e Arsimit ka një fotografi të qartë të kushteve dhe nevojave.
Zbatimi i këtij projekti në 4800 objektet e arsimit parauniversitar në vend është parashikuar të nisë në 2012 dhe bashkë me investimet e fundit të qeverisë do të mundësoje rritjen e cilësisë së mësimdhënies në shkollat tona.