E Diel, 1 Nëntor 2026

MarubiKryeministri viziton ekspozitwn Faqet e arta te fotografise shqiptare

Gjatë vizitës që po zhvillon në Francë, kyeministri Berisha vizitoi ekspozitën “Faqet e arta të fotografisë shqiptare” e çelur në Paris, në Shtëpinë Evropiane të Fotografisë. Në të ekspozohen fotografi bardh e zi të Akademisë “Marubi” që dokumentojnë fillimin e shekullit të 20, si dhe fillimet e fotografisë shqiptare. Kryeministri Berisha u shoqërua nga Atasheu Kulturor i Bashkisë së Parisit, ambasadorja franceze në Tiranë dhe ambasadori shqiptar në Paris, si dhe të sekretarit të parë të ambasadës, nën kujdesin e të cilit u zhvillua ky aktivitet. Zoti Berisha u shprehu mikpritësve të kësaj ekspozite kënaqësinë që pjesë nga fondi i fototekës "Marubi" paraqiteshin në Shtëpinë Evropiane të Fotografisë në kryeqytetin francez, një mundësi shumë e mirë kjo që publiku francez të njihet me një nga dimensionet e kulturës shqiptare: fotografinë, si dëshmi historike e zhvillimit të këtij arti në Shqipëri, por edhe të zhvillimeve të vendit.
Këto fotografi, tha Kryeministri, të cilat dokumentojnë traditën dhe kulturën shqiptare gjatë asaj periudhe, kostumografinë, ritet fetare, veshjet luftëtare, fotografi të Mbretit Zog, Isa Boletinit si dhe të politikanëve të tjerë të fillim shekullit të 20, janë një rast shumë i mirë për të bërë njohura zhvillimet e Shqipërisë të fillim shekullit të kaluar, të fiksuara nga aparati fotografik i pjesëtarëve të familjes dhe Akademisë “Marubi”, që hodhi themelet e fotografisë shqiptare.
Kryeministri Berisha la më pas një shënim në librin e përshtypjeve, duke shprehur falenderimet për bashkinë e Parisit për organizimin e kësaj ekspozite.
Ekspozita “Faqet e arta të fotografisë shqiptare”, thanë organizatorët e saj, është vizituar nga 80 mijë vizitorë, të cilët kanë treguar interes të madh për të. Mw parw kjo ekspozitë është çelur në Marsejë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›