Tryeza Te pastrojme Shqiperine ne nje dite
Problemet mjedisore në vendin tonë kanë mbledhur në një tryezë të përbashket Ministrin Fatmir Mediu, nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës Edmond Panariti, eurodeputeten Tanja Fajon, ambasadorin slloven e shumë ekspertë të fushës në aktivitetin “Të pastrojmë Shqipërinë në një ditë”.
Nisma e ndërmarrë nga “Green Light Albania”, synon të aktivizojë grupe vullnetarësh për të ndërmarrë një pastrim në te gjithë territorin, iniciativë kjo e ndërmarrë tashmë në Slloveni dhe vende të tjera të Evropës.
Zbatimi i saj në vendin tonë ka marrë mbështetjen e Ministrit të Mjedisit, Fatmir Mediu. "Mbetjet urbane përbëjnë një ndër problemet më shqetësuese mjedisore në Shqipëri. Shqipëria ka një strategji kombëtare për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve, një plan kombëtar veprimi i cili po shoqërohet nga një sërë planesh rajonale të veprimit. Të gjitha këto do të quheshin të mjaftueshme nëse do kishim një mjedis të pastër nga mbetjet. Por situata aktuale tregon se nuk mjafton ose nuk kanë vlerë këto hapa të ndërmarra nëse mjedisi nuk është i pastër“ ka thënë ministri Fatmir Mediu, i cili ka vlerësuar inciativën. Sipas tij do të sensibilizojë qyetarët, institucionet lokale dhe ato qendrore për të përmbushur detyrimet ligjore dhe institucionale për pastrimin e territorit.