Hartimi
Beni kthehet nga shkolla shumë i mërzitur. E shikon e ëma dhe e shqetësuar e pyet:
- Hë more Beni pse qenke mërzitur kaq shumë?
- Po ja - thotë Beni – zysha e letërsisë më vuri katër në hartim.
- Po pse katër?
- Nuk e di – thotë Beni – tema e hartimit ishte: “Si i kaluat pushimet verore?”
- E pastaj? – e pyet e ëma.
- Unë shkruajta: “Mirë faleminderit, po ju si i kaluat?”
***
Veza e Skuqur
Ishte një herë një çift gjirokastritësh.
I thotë burri gruas:
- Na bëj për darkë dy vezë të skuqura. Ose e di ç’ke, na bëj më mirë një dhe e ndajmë bashkë.
Ndërkohë ngjitet në tarracë për të rregulluar antenën sa të bëhej veza.
Aty i shket këmba dhe bie. Kur kalon te dritarja e tij i thotë gruas:
- Grua bëj vetëm gjysmën e vezës se unë ika...
***
Doktori
Një doktor pyeti pacientin e tij:
- Pi duhan?
- Jo!
- Pi alkool!
- Jo!
- Po ti nuk paske asnjë ves.
- E kam një.
- Çfarë?
- Gënjej.
***
Ambasadori Kinez
Shkoi ambasadori shqiptar në Kinë për të takuar ambasadorin kinez.
Ambasadori shqiptar po thoshte:
- Zoti Chen, ne kemi shumë halle e probleme për tu zgjidhur në vendin tonë. Shqiptarët kanë nevojë për ndihma.
- Po sa vetë janë këta shqiptarët?
- Po nja tre milionë.
- E në ç’hotel rrinë këta???
***
Berberi llafazan
Një berber llafazan i thotë një klienti të zakonshëm:
- A e more vesh në 2 janar do të ngordhin të gjitha kafshët e botës dhe në 4 janar do vdesin të gjithë njerëzit?
- Oh fatkeqësi – thotë klienti – po me 3 janar kush do më rruajë mua???
***
Kopshti Zoologjik
Një suedez është marrë në punë nga pronari i një kopshti zoologjik si roje.
Ditën tjetër pronari e thërret në zyrë:
- Pse e ke lënë hapur kafazin e luanit?
- E po kush mund të vjedh një luan???
***
Në Librari
Një burrë futet në një librari dhe pyet djaloshin që punonte aty:
- A e keni romanin “Mashkulli Fitimtar Kundrejt Femrave”?
Djaloshi duke i treguar me gisht për pak më tej i thotë:
- E kemi zotëri, mund ta gjeni në klasifikimin e librave me përralla.
***
Zemra e nënës
Një djalë i ri vjen shumë i emocionuar dhe i thotë të ëmës se ka rënë në dashuri, se donte të martohej dhe se do e sillte që ta prezantonte. Por për argëtim i thotë të ëmës se do sjellë tre vajza dhe ajo të gjente se cila ishte vajza me të cilën ai do martohej. Të nesërmen vjen në shtëpi me 3 vajza. Ulen dhe bisedojnë për pak kohë. Pas pak djali i emocionuar e pyet të ëmën:
- Hë, munde ta gjesh dot?
Nëna pa hezituar i përgjigjet:
- Ajo flokëkuqja në mes.
Djali i habitur e pyet:
- E pabesueshme, si e gjete?
Nëna i përgjigjet:
- Vetëm ajo nuk më pëlqeu!