E Diel, 1 Nëntor 2026

Në dyert e Europës!

Data 12 Qershor, do hyjë si date historike per vendin tone.Date ne te cilen u nenshkrua marrveshja e "Stabilizim Asocimit", midis Bashkimit Europian dhe vendit tone. 16 vite pas thirrjes së parë në sheshet e vendit tone, Sllogani "E duam Shqiperine si gjithe Europa", dale e ngadale po kthehet ne nje realitet. Na vjen i fresket ai sllogan i atyre diteve qe dilte nga zemra e cdo shqiptari. Ku gjithe keto vite ajo thirrje magjike her na u dukej e afert,ku shpesh e krahasonim se ishim ne pragun e shtepise se madhe europiane, vetem na kishte mbetur te kalonim pragun per te hyre brenda,dhe herë pragu i shtepise na largohej dhe futej ne nje mjergull endrre, e cila na dukej pa mbarim. Shqiperia,vendi yne i vogel,dhe pse në një vuajtje të gjatë për shkak të disa njerzve të pa ndërgjegjshëm, ka dëshiruar gjithmonë të jetë pjesë e qytetërimit te çdo kohë, ka dëshiruar që gjithmonë të jetë faktor kryesor i një fqinjësie të mire, dhe të jetojë në paqe më të gjitha vendet e rajonit dhe më gjerë. Këtë dëshirë për një stabilizim në rajon e ka treguar gjithmonë, ku më shumë e ka treguar këto vitet e fundit në lufën me Kosovën, apo me çeshtje kyçe si ai midis Maqedonisë dhe Greqisë, dhe çështjeve të tjera. Por ajo që ka dëshiruar më shumë populli ynë, si një e drejtë e tij, është që në yjet e flamurit blu, simbolit Europian, të jetë dhe një yll që të perfaqësonte vendin tonë. Në këto 16 vite vendi ynë kaloi jo pak pengesa ekonomike, politike, sociale dhe e shumë gjërave të tjera të cilat përbejnë thelbin e një shteti. Ishin këto vite të lodheshme për politiken tonë, e cila duhej të ndërronte çdo gjë që behej barrjerë midis nesh dhe kontinentit plak. Ishin vite të lodheshme për popullin tonë i cili duhej dhe duhet të paguajë çdo faturë për të arritur dëshirën e madhe të amtarësimit në familjen europiane.Sot, Shqiperia dhe shqiptaret ndihen me prane Europes.
Sot, Shqiperia dhe shqipteret kaluan pragun e deres se shtepise se madhe.
Sot, Shqiperia dhe shqiptaret morren yllin simbolik per ta vene nje dite mbi fushen blu.
Udha të mbare Shqipëri, në rrugën e gjatë për familjarizimin tënd në familjen që ke dëshiruar prej kohësh!

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›