E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Rama presion KQZ e Kolegjit, do mbrojme pavaresine e institucioneve

TIRANË- Partia Demokratike pas deklaratave të Selisë Rozë se Kolegjit po i bëhet presion reagoi mesditen e sotme duke nënvizuar faktin se është lideri i socialit i cili që nga fillimi i procesit zgjedhor i ka bërë presion KQZ dhe më pas Kolegjit Zgjedhor.

Të gjithë e dimë se dhunë dhe presion ka ushtruar Rama i pakënaqur nga vendimit, si dhe ka ushtruar shantazh si ndaj KQZ dhe Kolegjit Zgjedhor”,- deklaroi zedhenesja e Selise Blu Albana Mustafaraj.

Ndërkohë Mustafaraj duke theksuar faktin se tashmë qytetarët e kanë thënë fjalën e tyre deklaroi se PD është e angazhuar të presë përfundimin e procesit, ndërkohë që është e angazhuar të mbrojë pavarësinë e institucioneve ligjore.

Qytetarët e Tiranës thanë fjalën e tyre në një proces transparent dhe kur qytetarët  flasin politikanët duhet të dëgjojnë edhe ndërkombëtarët e kanë thënë flajën e tyre. PD është e vendosur të presë me maturi përfundimin e procesit dhe të mbrojë punën e pavarur të institucioneve ligjore.”,- nënvizoi Mustafaraj
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›