Pasojat e uraganit “Sandy” në SHBA: Nju Jorku vazhdon të jetë i izoluar
Numri i viktimave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka arritur në 51. Bilanci më i rëndë është në Nju Jork me 25 viktima. 7 viktima janë regjistruar në Pensilvani ku autoritetet janë detyruar të mbyllin 100 ura dhe rrugë. Ndërsa në Nju Xhersi janë numëruar 6 viktima
Pasi ka kaluar uragani, Nju Jork bën llogaritë e para për dëmet e shkaktuara. Të gjitha pjesër në zonën A, pranë Hadsën dhe Lumit Lindor janë nën ujë. Transporti publik është në kolaps, ndërsa stacionet e metrosë janë përmbytur, dhe ka lagje të tëra që janë ende pa energji elektrike. Goditjen më të fortë e ka pësuar sistemi i transportit puplikshtatët tunelet e metrosë që lidhin Manhatan me bruklin dhe Kuins kanë nën ujë. Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Blumberg ka përforcuar kontrollet e policisë. Aeroportet janë rihapur por fluturimet nuk kanë filluar të gjitha. Pa energji elektrike rezultojnë 8 milionë familje. Pas kalimit të uraganit, Nju Jorku tashmë është kthyer në objektivin e hajdutëve të cilët shfrytëzojnë mungesën e energjisë elektrike dhe banesat e braktisura. Autoritetet bëjnë të ditur se do të duhen disa ditë që sistemi i energjisë elektrike të rekuperohet, dhe në këtë mënyrë me qindra mijëra familje do të qëndrojnë në errësirë deri në fundjavë. Në nju Jork vazhdojnë ende operacionet e shpëtimit, ku helikopterët kanë evakuar banorët që kanë qenë të detyruar të hipin në catitë e banesave të tyre. Edhe pse Blumberg premton se maratona e së dielës në Nju Jork do të mund të zhvillohet pa asnjë problem, mbetet vështirësia e atletëve për të arritur në kohë në Nju Jork, pas kalimit të uraganit Sendi. Eshtë anuluar për herë të parë në 39 vjet dhe sfilata tradicionale e Hallouen. Organizatorët që kanë konfirmuar anulimin kanë ururar që të gjithë ata që do të merrnin pjesë të jenë mirë dhe të ndihmojnë në qendrat e emergjencës. Numri i viktimave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka arritur në 51. Bilanci më i rëndë është në Nju Jork me 25 viktima. 7 viktima janë regjistruar në Pensilvani ku autoritetet janë detyruar të mbyllin 100 ura dhe rrugë. Ndërsa në Nju Xhersi janë numëruar 6 viktima.