Java 2/ Fitojnë Skënderbeu, Sopoti dhe Laçi

Në tre nga shtatë takimet e javës së dytë të Kategorisë së parë të zhvilluara sot, ekipet vendase dominuan plotësisht.
SKËNDERBEU-ERZENI 2-0
Skëndërbeu pas fitores së javës së parë me Gramshin, fitoi edhe me Erzenin, me rezultatin bindës 2-0. Golat për korcarët e Jani Kacit u shënuan edhe ndihmën e kundërshtarëve, kur Peqini i Erzenit shënoi një autogol në portën e tij në minutën e 32-të. Në pjesën e dytë, Skënderbeu shënoi dhe golin e dytë me anë të Lartit (77'). Skënderbeu me gjashtë pikët e plota duket se ka bërë fillimin më të mirë për një rikthim të shpejtë në Kategorinë Superiore.
SOPOTI-TEPELENA 2-1,
Sopoti pas barazimit me Besëlidhjen në javën e parë (1-1) regjistroi fitoren e parë në shtëpi me Tepelenën (2-1) në një stadium të tejmbushur, rreth 3000 mijë veta. Golin e parë e shënoi Shkëlqim Hajdari nga pika e bardhë e penalltisë, një goditje që u ekzektua dy herë rresht pas vendimit të gjyqtarit Sino. Veterani Gaba i Tepelenës barazoi në minutën e 43-të, dhe shtatë minuta para përfundimit të johës së rregullt, Hajdari i dha fitoren e cmuar në të 83' duke shënuar dy gola në këtë ndeshje dhe të tretin personal gjatë dy javëve të para
LACI-GRAMSHI 3-1
Një fitore të bujshme 3-1 arriti dhe Laci me Gramshin, në ndeshjen e parë të zhvilluar në shtëpi pas mëse dy vjetësh bredhje. Laci siguroi kuështu 3 pikët e para, ndërsa Gramshi po e kupton shumë mirë nivelin e e Kategorisë së parë kur në dy ndeshje nuk ka grumbulluar asnjë pikë. Të katër golat e këtij takimi u shënuan në pjesën e parë: Turtulli shënoi golin e parë në të 7', barazoi Gega pas dhjetë minutash në të 17'. Nigeriani Udeke në të 37' shënoi golin e dytë dhe një minutë para përfundimit të pjesës së parë, Mustafaraj shënoi golin e 3-të për Lacin që mbylli edhe panoramën sportive të këtij takimi, ku në pjesën e dytë, asnjë nga dy ekipet nuk e gjeti rrugën e rrjetës.
Gledi Shabani
REZULTATET E SOTME
Skënderbeu-Erzeni 2-0
Peqini 32'a, Larti 77"
Sopoti-Tepelena 2-1,
Hajdari 7'(p), 83'/ Gaba 43'
Laci-Gramshi 3-1
Turtulli 9' , Udeke 37', Mustafaraj 44'/Gega 17'
NDESHJET E NESËRME
Pogradeci-Lushnja
Turbina- Burreli
Bilisht Sport-Tomori
Ada-Besëlidhja
Ndeshjet fillojnë në orën 15:00