Sukaj, shfaqet Herta e Berlinit

Lista e ekipeve të huaja që kërkojnë shërbimet e talentit shkodran Xhevair Sukaj po shtohet vazhdimisht. Përvec pistës zvicerane (Sion) edhe asaj gjermane, Koblenzit të Bundesligës 2, është shtuar edhe Herta e Berlinit.
20-vjecari, i cili realizoi 10 gola sezonin e kaluar në Superligë dhe 5 me Kombëtaren U-21, si dhe golin e dytë në finalen e Kupës së Shqipërisë, menaxhohet nga Rudi Vata, i cili po punon për realizimin e tratativës.