E Diel, 1 Nëntor 2026

Hasan Lika gjobitet me 30.000 lekë

Autori i Lajmit: red.
Trajneri i ekipit të Partizanit, Hasan Lika, për gjeste fyese, gjobitet me 30.000 lekë, në mbledhjen e djeshme të Komisionit të Disiplinës të FSHF-së për shqyrtimin e problemeve ankimore të paraqitura nga aktiviteti futbollistik i zhvilluar, dhe problemet ankimore të paraqitura. Ky komision, pasi i analizoi në tërësi dhe në veçanti problemet dhe materialet e paraqitura nga Sektori i Garave të FSHF-së arriti në përfundim dhe vendosi: Pranimin pjesërisht të kërkesës së KF Burreli për detyrimin e lojtarit Kastriot Rama të shlyejë shumën prej 20.000 lekë të reja ndaj KF Burrelit. Trajneri i ekipit të KF Partizani, Hasan Lika, për gjeste fyese në bazë të nenit 25/5 të KDS gjobitet me 30.000 lekë gjobë, ndërsa zv.trajneri i KF Partizanit, Dashamir Gëzdari, për fyerje të arbitrit, pezullohet 2 (dy) ndeshje nga aktiviteti futbollistik. Mospranimin e ankimimit të kërkesës së KF Vllaznia në lidhje me lojtarin Sasha Delain, pasi është e pabazuar në nenin 44 të Rregullores së Veprimtarisë së Futbollit të FSHF-së si dhe nenit 14-të Statutit të lojtarit ku parashikohet se kontratat përfundojnë me mbarimin e sezonit futbollistik pavarësisht datës së përfundimit të shprehur në kontratë si dhe gjobat e lojtarëve nuk mund të jenë më të mëdha sesa vlera e pagës mujore. Lojtarët: 1) Dritan Xhixha i K.F Dajti; 2) Elton Lika i K.F Skenderbeu; dënohen për goditje me grusht ndaj njëri-tjetrit në bazë të nenit 26/1,b të KDS pezullohen secili me pesë ndeshje. KF Pogradeci për hedhje të sendeve të forta në fushë, në bazë të nenit 24/16 të KDS gjobitet me 100.000 lekë. Lojtari i KF Elbasanit, Skerdi Bejzade, për fyerje të arbitrave dhe zyrtarëve të FSHF-së, në bazë të nenit 26/7 të KDS, pezullohet dy ndeshje nga aktiviteti futbollistik dhe gjobitet me 30.000 lekë.
Ky lajm është publikuar: 04/09/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›