Amnisti për 160 mijë makina pa letra
Autori i Lajmit: red.
Përdoruesit e automjeteve do të jenë përfitues të faljes së detyrimeve të parapambetura për taksën doganore, për taksën e regjistrimit të mjeteve dhe taksën e qarkullimit rrugor. Sipas një projektligji të depozituar në Kuvend përllogaritet që kjo falje të kapë mbi 160 mijë përdorues të automjeteve, apo rreth 45 për qind e totalit të mjeteve që qarkullojnë në vend.
Ky nivel i lartë informaliteti, por edhe mundësia për të mbledhur të ardhura të tjera e ka stimuluar qeverinë të ndërmarrë këtë vendim pas dritës jeshile që ka dhënë edhe FMN që në mars të këtij viti. Parashikohet që për çdo mjet të futur në Shqipëri para vitit 2000 falet detyrimi doganor dhe çdo detyrim tjetër, si gjoba e kamatvonesa, ndërsa për çdo mjet që ka hyrë pas kësaj periudhe deri në ditet e sotme falen kamatvonesat, gjobat dhe taksa për ditëqëndrimi, me kusht që të paguhet detyrimi doganor.
Ndërsa për tatimet përdoruesit e mjeteve që kanë detyrime të vjetra do të duhet që deri në fund të këtij viti të paguajnë taksat për vitet 2006, 2007 dhe 2008 si kusht që detyrimet e tjera të falen, ndërsa për mjetet që kanë detyrime, por që aktualisht nuk janë më në qarkullim do të duhet që pronarët të bëjnë çrregjistrimin e tyre, duke mbyllur kështu çdo llogari borxhi të prapambetur. Sipas të dhënave zyrtare aktualisht në vend qarkullojnë 353 mijë mjete, nga të cilat mbi 160 mijë nuk kanë paguar asnjë taksë.
Ky lajm është publikuar: 04/09/2008