Hasani, i pavendosur për të ardhmen

Mirëpo, kontrata e tij me Norrkopingun skadon në fund të këtij viti, derisa ende nuk e di se a do të nënshkruajë kontratë të re me këtë skuadër apo karrierën do ta vazhdojë në ndonjë klub tjetër. Madje, rreth kësaj çështjeje, Hasani thotë se ende nuk ka biseduar me drejtuesit e klubit suedez.
“Tani për tani ende nuk kemi diskutuar rreth kësaj çështjeje. Të jem i sinqertë, unë ende nuk kam menduar shumë për këtë. Jam i përqendruar vetëm të luaj sa më mirë dha ta ndihmoj ekipin”, ka deklaruar Hasani për mediet suedeze. Ai nuk ka mundur as të konfirmojë nëse ndonjë klub tjetër suedez apo i ndonjë shteti tjetër ka shprehur apo jo interesim serioz për t’i siguruar shërbimet e tij.
“Tani për tani nuk kam dëgjuar asgjë nëse ndonjë klub është i interesuar për mua. Nuk ia vlen të flitet rreth interesimit të klubeve tjera, sepse nuk ka pas dhe nuk ka asgjë konkrete”, ka theksuar ai. Hasani ka pohuar se po ndihet shumë mirë në Norrkoping, të cilin dëshiron ta ndihmojë në vazhdim të kampionatit për të arritur rezultate sa më të mira. Pas tri xhirove, Norrkopingu zë vendin e katërt të renditjes tabelore me 6 pikë të tubuara.