Sekuestrot, dy prokurorë i shtohen strukturës
21/04/2010 Shkon në 4 numri i prokurorëve që hetojnë pasuritë e krimit
Ashtu siç ishte paralajmëruar me zbatimin e ligjit të ri antimafie, zyra e Sekuestrimit dhe Konfiskimit të Pasurive pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ka pësuar ndryshime në strukturën e saj. Nga dy prokurorë dhe tre oficerë që ushtronin ndjekjen penale në të, aktualisht numri i tyre është shtuar edhe me dy prokurorë të tjerë, çka ka bërë që numri total të shkojë në katër. Mësohet se emrat e prokurorëve që i janë shtuar kësaj zyre janë Ardian Nezha dhe Xhevat Hana, të cilët njihen për hetimin e një sërë dosjes të bujshme si: Remzi Hozha, ajo e Dritan Dajtit, apo e grupit të grabitësve të Benzave “Rexhina”. Përveç hetimit të pasurive të organizatave kriminale, këta prokurorë do të hetojnë dhe ndjekin proceset gjyqësore edhe për çështje të ndryshme. Në zyrën e Sekuestrimit dhe Konfiskimit të Pasurive, ushtrojnë detyrën e tyre prej disa vitesh prokurorët Besnik Muçi dhe Adnan Xholi, ky i fundit me funksion drejtuesi. Që nga koha e hyrjes në fuqi të ligjit antimafie, kjo zyrë ka rihapur mbi 300 procedime penale, ku aktualisht po verifikohen pasuritë e anëtarëve të disa grupeve kriminale.