Bie nga pallati punëtori, 56-vjeçari vdes në spital
21/04/2010 Ngjarja tek Fakulteti Juridik
TIRANE- Një 56-vjeçar me emrin Mihal është rrëzuar nga tarraca e një pallati në ndërtim, duke gjetur më pas vdekjen në Spitalin Ushtarak. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 16:00 të ditës së djeshme pranë Fakultetit Juridik, ku Mihali ishte duke punuar së bashku me kolegët e tij në një pallat. Sipas policisë, në momentin kur ka ndodhur kjo ngjarje, ishte duke rënë shumë shi, çka dyshohet se ka sjellë edhe rrëshqitjen nga lagështira e punëtorit të pallatit. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar me shpejtësi forcat e policisë së komisariatit nr. 2 në Tiranë, të cilët kanë filluar hetimet për të mësuar rrethanat e ngjarjes. Nga marrja në pyetje e dëshmitarëve okularë, policia tha se rënia nga pallati e punëtorit ka qenë aksidentale dhe aspak e qëllimshme. Trupi i pajetë i 56-vjeçarit ndodhet në Spitalin Ushtarak, ku mjekët thanë se viktima kishte shembje të mëdha në pjesë të ndryshme të trupit.