E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidenti hekurudhor, Dyrmishi: Policia na lajmëroi me vonesë. Policia: Spitali neglizhoi

Lushnje- Drejtoresha e spitalit të Lushnjes ka reaguar pas aksidentit të djeshëm ku një 60-vjeçar i goditur nga treni qendroi mbi 1 orë pa iu dhënë ndihma e parë, pasi ambulanca nuk erdhi në vendngjarje.

Sipas drejtoreshës së spitalit të Lushnjes, Barije Dyrmishit ambulnaca është dërguar menjëherë në vendngjarje por ka qënë policia ajo që e ka lajmëruar me vonesë. Po ashtu drejtoresha Dyrmishi shton se ka qënë nja gazetar ai që e ka lajmeruar spitalin, pasi policia i ka lajmëruar shumë më vonë.

Por burime konfidenciale nga policia bëjnë me dije se kjo ishte një neglizhencë nga ana e spitalit pasi kanë menduar se 60-vjeçari ka vdekur, dhe sipas tyre ambulance është lajmëruar rreth orës 9:30 minuta.

Po sipas policisë së qarkut Fier, ata janë detyruar ta transportojnë vetë të plagosurin drejt spitalit pasi gjendja e tij nga përplasje e trenit ishte shumë e rëndë.

Dje 

Një 60-vjeçar ka qendruar për mëse një orë i shtrirë në asfalt, pasi ambulanca nuk iu përgjigj lajmërimit të qytetarëve dhe policisë. Mesohet se Enver Saraçi është përplasur nga treni teksa po punonte në tokat e tij në afërsi të shinave. Po ashtu bëhet me dije se ngjarja ndodhi në vendin e quajtur mbikalimi hekurudhor i Stavrës, ku treni i linjës Vlorë-Tiranë goditi 60-vjeçarin.

Sipas dëshmitarëve kanë qënë ato që nxorrën nga shinat 60-vjeçarin ndërkaq që ambulanca nuk ka mbërritur as mbas një ore në vendngjarje.

Ka qënë policia ajo që e ka transportuar Saraçin drejt spitalit, dhe tashmë ai gjendet në Spitalin Ushtarak të Tiranës pasi ka marrë plagë të rënda në kokë dhe trup. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Aksident hekurudhor, 60-vjeçari qëndron mbi 1 orë pa ndihmën e parë Lushnje- Një 60-vjeçar ka qendruar për mëse një orë i...
  2. Aksidenti në Tiranë, vdes 27-vjeçarja Tiranë - 27 vjeçarja që u aksidentua mbrëmë tek rruga...
  3. Rihanna nxeh fansat, me vonesë në koncert në Irlandë Java e shkuar ka qenë e mbushur me evente për...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›