Aksident me vdekje ne aksin Peshkopi-Maqellare

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri ka ndodhur në aksin Peshkopi-Maqellarë. Shtetasi Elvis Asllani, i cili drejtonte makinën, ka humbur kontrollin e mjetit, duke rënë në greminë e favorizuar edhe nga shtresat e akullit të krijuara në rrugë. Në aksident ka humbur jetën shtetasi 30-vjeçar Albert Sala, pasagjer në mjetin e aksidentuar. Ndërsa shoferi i makinës ka mbetur i plagosur rëndë dhe ndodhet në spitalin e qytetit nën kujdesin e mjekëve.