E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarkozy: Duhet të zgjidhim problemin e Greqisë

Sarkozy ka thënë se janë bërë hapa përpara në bisedimet për ristrukturimin e borxhit grek, dhe se një akord mund të arrihet në ditët në vijim.

Përsa i përket hipotezës të një komisariati nga Bashkimi Europian të Greqisë presidenti francez ka thënë: “Është jashtë çdo diskutimi që një vend të jetë nën tutelë”, deklarata ka ardhur disa orë përpara se edhe presidenti i Eurogrupit Juncker të shprehte të njëjtin koncept.

“Duhet të arrijmë të zgjidhim njëherë e përgjithmonë problemin e Greqisë, për eurozonën do të ishte një çlirim i madh”, ka thënë Sarkozy menjëherë pas përfundimit të takimit BE ku u arrit marrëveshja për paktin e bilancit mes 25 vende anëtare. Sarkozy ka thënë se çështja e Greqisë po tërhiqet prej shumë kohësh, pa parritur një zgjidhje përfundimtare.

Për mundësinë e një mbledhje të jashtëzakonshme të liderëve të Eurozonës, ku të shikohen ndryshime të mundshme të planit për ndihmën e dytë për Athinën, presidenti francez ka thënë: “Nuk kemi marrë asnjë vendim për këtë, sot kemi dëgjuar kryeministrin grek i cili na ka treguar situatën”

(ar.si/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›