Pesë ditët që do të vendosin për fatin e Greqisë
BRUKSEL - Prerja e borxhit dhe marrëveshja e re e kredisë u diskutuan gjerësisht gjatë një takimi që kishte kryeministri grek Lukas Papadhimos me udhëheqësit e Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuy, Jose Barroso, Zhan-Klod Junker dhe Olli Rehn. Takimi filloi mbrëmë vonë dhe ka përfunduar sot në orët e mëngjesit.
Gjatë konferencës për shtyp pas takimit, sot në orët e hershme të mëngjesit, kryeministri grek bëri të ditur se informoi krerët evropianë rreth përparimit të bërë dy vitet e fundit në Greqi, si në lidhje me konsolidimin fiskal ashtu edhe në lidhje me stimulimin e aftësisë konkurruese të ekonomisë. Ai tha se deficiti primar fiskal është zvogëluar në 2.4% të PBB në vitin 2011 dhe shprehu shpresën se përparimi do të vazhdojë.
Papadhimos vuri në dukje se partnerët evropianë treguan qartë mbështetjen e tyre që Greqia të vazhdojë përpjekjet e saj, por theksoi gjithashtu thirrjet e vazhueshme nga Samiti që autoritetet greke dhe të gjitha palët, të vazhdojnë përpjekjet për përfundimin e procesit të shkëmbimit të bonove (PSI) dhe të marrin një vendim ditët e ardhshme të kësaj jave.
I pyetur se cilat saktësisht janë vështirësitë për të përfunduar negociatat, kryeministri pranoi se ka vështirësi në rregullimet e nevojshme për të ulur deficitin buxhetor, për të ulur kostot e punës dhe kostot e prodhimit.
Kryeministri tha gjithashtu se gjatë takimit ka pasur negociata për masat që duhet të miratohen nga Greqia, por se nuk u bë asnjë diskutim për cështjen e së ashtuquajturës “kujdestari financiare”. Ai vuri në dukje megjithatë, se qeveria greke ka qëndrimet e veta dhe linjat e saj të kuqe mbi këtë cështje.
Papadhimos bëri thirrje dhe u shpreh optimist për mbështetjen e qeverisë në punën për kapërcimin e krizës, për të shpëtuar vendin nga falimentimi dhe që sakrificat e popullit grek të mos shkojnë kot.