E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hashim Thaci Treguam se e merituam pavaresine

Prishtinë, 11:48, NOA – Kosova tregoi se e meritoi pavarësinë e saj. Një fakt të tillë kryeministri kosovar, Hashtim Thaçi, e deklaroi gjatë fjalës që mbajti në seancën solemne të Kuvendit me rastin e 1-vjetorit të pavarësisë.

Sipas tij, ky ishte vit i unitetit dhe suksesit të Kosovës. Ai tregoi se diti ta justifikojë pavarësinë e tij para shteteve të gjithë botës, falë durimit dhe përgjegjsësisë që tregoi për të punuar dhe ecur para.

“Kemi bërë rrugë të gjatë për të arritur deri këtu, rrugën e sakrificës. Dhe sot, në vitin e parë të pavarësisë, rruga jonë nuk ka qenë kurrë më e ndritshme dhe më e qartë”, tha ai.

Kryeministri kosovar shtoi se është fakt që sot Kosova ka diplomaci aktive në të gjithë botën.  “Presim njohje të reja nga shtete të tjera dhe ky ka për të qenë pjesë e suksesit tonë të ardhshëm”, tha ai. Duke vënë në dukje, se Kosova ka për t’u rritur në të ardhmen si fëmijët në të gjitha shtetet e botës.

“Kosova ecën e sigurt drejt integrimit të saj në strukturat e NATO-s dhe Bashkimit Evropian”, u shpreh Thaçi.

n.e/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›